BE: Nëse situata në Sudan nuk ndryshon menjëherë, ajo do të ketë "pasoja të rënda"

Bashkimi Evropian (BE) ka paralajmëruar që nëse situata në Sudan nuk ndryshon menjëherë, ajo do të ketë "pasoja të rënda", përfshirë çështjen e mbështetjes financiare që i jepet vendit.

1725623
BE: Nëse situata në Sudan nuk ndryshon menjëherë, ajo do të ketë "pasoja të rënda"

Bashkimi Evropian (BE) ka paralajmëruar që nëse situata në Sudan nuk ndryshon menjëherë, ajo do të ketë "pasoja të rënda", përfshirë çështjen e mbështetjes financiare që i jepet vendit.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Josep Borrell tha në një deklaratë me shkrim se BE-ja dënon përpjekjen për grusht shteti ushtarak në Sudan, arrestimin e paligjshëm të Kryeministrit, shumë ministrave dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Në deklaratë, ku dënohet ashpër shpërbërja e strukturave administrative, thuhet se gjenerali Abdulfettah Al-Burhan, kreu i Këshillit të Sovranitetit të Sudanit, shpalli një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare, pezulloi nenet kryesore të kushtetutës.

“Nëse situata nuk ndryshon menjëherë, do të ketë pasoja serioze për angazhimin e BE-së, duke përfshirë mbështetjen financiare”, thuhet në deklaratë.

Në mes tjerash në deklaratën e BE-së bëhet thirrje për respektimin e të drejtës për protesta paqësore, duke siguruar që forcat e sigurisë të veprojnë në mënyrë të moderuar për të parandaluar dhunën dhe gjakderdhjen e mëtejshme dhe duke i mbajtur përgjegjës për veprimet e tyre autorët e shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Deklarata theksoi gjithashtu mbështetjen e fortë të BE-së për tranzicionin demokratik të Sudanit.

BE-ja dënoi dje ndalimin e Kryeministrit Abdullah Hamduk dhe disa liderëve civilë nga ana e ushtrisë.

Kryeministri Abdullah Hamduk dhe disa politikanë u ndaluan në Sudan mëngjesin e 25 tetorit.

Gjenerali Abdulfettah Al-Burhan, kreu i Këshillit të Sovranitetit të Sudanit, tha në televizionin shtetëror se ata kishin shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, se Këshilli i Sovranitetit dhe kabineti ishin shpërbërë dhe se një qeveri teknokratike do të formohej për të përfaqësuar të gjitha segmentet e vendit.

 


Lajme të ngjashme