Sudan – 7 të vdekur në protestat kundër grushtit të shtetit

Në protestat kundër grushtit të shtetit që nisën pas mobilizimit ushtarak në Sudan humbën jetën 7 persona dhe u plagosën 140 të tjerë.

1724962
Sudan – 7 të vdekur në protestat kundër grushtit të shtetit

 

Pasi kryeministri i qeverisë kalimtare Abdullah Hamduk dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, përfshi të paktën 4 ministra, u arrestuan në Sudan të hënën në mëngjes, njerëzit dolën në rrugë për të protestuar kundër tentativës për grusht shteti.

Ushtria përdori forcë joproporcionale për të shtypur protestat.

Siç raporton “Sputnik”, numri i personave që humbën jetën si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë në protestat në mbarë vendin është rritur në 7 dhe numri i të plagosurve në 140.

Kreu i ushtrisë, Gjenerali Abdulfettah al-Burhan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme "për t'i dhënë fund kaosit dhe krizës", bazuar në kompetencën që i japin atij ligjet.

 


Lajme të ngjashme