Francë - Një prift hetohet për sulm seksual ndaj 2 të miturve

Ndaj një prifti në Francë ka filluar hetimi pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “sulm seksual” ndaj 2 fëmijëve.

1725194
Francë - Një prift hetohet për sulm seksual ndaj 2 të miturve

Prokurori i Reims, Matthieu Bourrette tha në një deklaratë se më 21 tetor dy persona kishin paraqitur një ankesë me e-mail, duke pretenduar se ata ishin sulmuar seksualisht nga i njëjti prift në fund të viteve 1990, kur ata kishin qenë të mitur.

Njëri prej këtyre personave ka raportuar se ai është sulmuar disa herë gjatë periudhës 1996-1999,- shpjegoi prokurori Bourrette, ndërsa shtoi se ka  kërkuar marrjen e dëshmisë së personave në fjalë.

Bourrette vuri në dukje se një hetim ishte hapur kundër priftit "për sulm seksual ndaj të miturve".

Raporti i lëshuar më 5 tetor nga Komisioni i Pavarur për Abuzime Seksuale në Kisha (CIASE) konstaton se 216.000 fëmijë janë abuzuar seksualisht në kisha që nga viti 1950 e këtej.

Ky numër shkon deri në 330 mijë, po të shtojmë edhe rastet e abuzimeve seksuale që janë kryer nga punonjësit e shkollave private dhe institucioneve të lidhura me Kishën Katolike dhe abuzimi seksual në kisha është një “dukuri sistematike”, nënvizon raportoi më tej.

Presidenti i CIASE, Jean-Marc Sauve theksoi se Kisha Katolike nuk i kishte marrë masat e duhura kundër incidenteve të abuzimit seksual dhe i bëri thirrje këtij institucioni të marrë përgjegjësitë e veta.



Lajme të ngjashme