Forcat izraelite arrestuan 13 palestinezë, përfshirë 2 fëmijë

Forcat izraelite arrestuan 13 palestinezë, përfshirë dy fëmijë, në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor të okupuar.

1724717
Forcat izraelite arrestuan 13 palestinezë, përfshirë 2 fëmijë

Forcat izraelite arrestuan 13 palestinezë, përfshirë dy fëmijë, në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor të okupuar.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve “WAFA”, forcat izraelite bënë bastisje në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor.

Thuhet se në këto bastisje janë arrestuar 13 palestinezë, 10 në Bregun Perëndimor dhe 3 në Jerusalemin Lindor.

Sipas lajmit të WAFA, mes të arrestuarve në Bregun Perëndimor janë edhe dy fëmijë 10-vjeçarë, kurse një mësues me emrin Abdulbasit Maatan ishte arrestuar në Ramallah, pavarësisht se është i sëmurë me kancer.

 


Lajme të ngjashme