DAESH synon të fillojë luftë sektare mes shiive dhe sunive në Afganistan

Shiitët që jetojnë në Afganistan u janë nënshtruar dy sulmeve të mëdha të organizatës terroriste DAESH.

1724500
DAESH synon të fillojë luftë sektare mes shiive dhe sunive në Afganistan

Shiitët që jetojnë në Afganistan u janë nënshtruar dy sulmeve të mëdha të organizatës terroriste DAESH pasi forcat e NATO-s të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u larguan nga vendi, ndërsa klerikët shiitë në Kandahar kanë thënë se kjo organizatë dëshiron të nisë një luftë sektare.

Klerikët shiitë thanë se qëllimi i sulmeve të përgjakshme terroriste në xhamitë shiite, njëra në Kunduz dhe tjetra në Kandahar, ishte fillimi i një lufte sektare në vend, duke theksuar se organizata terroriste nuk do të arrin sukses.

Serdar Mohammed Zahidi, kreu i Këshillit Shiit dhe imam i namazit të xhumasë në Kandahar, ishte imam gjatë faljes së namazit të së premtes në ditën e sulmit të DAESH më 15 tetor.

Zahidi, i cili i mbijetoi shpërthimit pa u lënduar tha: "Një nga qëllimet e shpërthimeve është se DAESH-i dëshiron t'i tregojë botës se është ende aktiv."

Hussein Nuri Shurperayi, një imam shiit i xhumasë në Kandahar dhe përfaqësues i Ayatollah Ali Sistani, autoriteti shiit afgan, tha se forcat izraelite dhe perëndimore qëndrojnë prapa sulmeve të DAESH-it.

Baridad Rezai, imami i xhamisë dhe një ligjërues në medresetë shiite, tha se ekzistonte një unitet i vërtetë midis komuniteteve shii-suni, ndërsa shtoi se “Armiqtë e islamit nuk duan që ky unitet të vazhdojë.”

 


Lajme të ngjashme