Gjenevë - Vazhdon raundi i VI i mbledhjeve të Komitetit Kushtetues Sirian

Dita e fundit e bisedimeve drejtohet nga Përfaqësuesi Special i OKB -së për Sirinë, Geir O. Pedersen.

1723677
Gjenevë - Vazhdon raundi i VI i mbledhjeve të Komitetit Kushtetues Sirian

zyrat e OKB-së në Gjenevë të Zvicrës vazhdon raundi i VI i mbledhjeve të Komitetit Kushtetues Sirian.

Dita e fundit e diskutimeve drejtohet nga Geir O. Pedersen, Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë.

Anëtarët e delegacionit të opozitës, përfaqësues të OJQ-ve dhe delegacioni i regjimit të Esadit hynë njëri pas tjetrit në selinë e OKB-së.

Anëtarët e komisionit nuk u prononcuan për gazetarët që prisnin në hyrje të ndërtesës.

Bashkëkryetari i Komitetit Opozitar, Hadi Al-Bahra shkroi në “Twitter” se raundi tjetër i takimeve të Komitetit Kushtetues Sirian do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Në ditën e fundit të takimeve, palët do të diskutojnë të gjitha propozimet për "përgatitjen e një drafti të Kushtetutës së re të Sirisë".

Gjenevë – Vazhdon takimi i Komitetit Kushtetues Sirian | TRT  Shqip

 


Lajme të ngjashme