Tentohet të digjet një shtëpi turke në Gjermani

Në Solingen të Gjermanisë, persona të paidentifikuar, duke hedhur koktej molotovi në ballkonin e banesës ku jetonte një turk, tentuan që t’i vejnë zjarr shtëpisë.

1722740
Tentohet të digjet një shtëpi turke në Gjermani

Solingen të Gjermanisë, persona të paidentifikuar, duke hedhur koktej molotovi në ballkonin e banesës ku jetonte një turk, tentuan që t’i vejnë zjarr shtëpisë.

Prokuroria dhe policia, në një deklaratë me shkrim, njoftuan se filloi një hetim për vrasje në tentativë dhe kërkuan ndihmë nga populli për  zbardhjen e ngjarjes.

Në deklaratë thuhet se rreth orës 02:00 me orën lokale, në ballkonin e një apartamenti në rrugën Schwert, është hedhur një shishe me lëng të djegshëm.

Gjithashtu në deklaratë u theksua se qiramarrësi 48-vjeçar, i cili u raportua se ishte plagosur lehtë në ngjarje, shoi zjarrin me mjetet e tij rrethanore dhe thirri policinë, dhe u njoftua se zyra e prokurorit të Wuppertal dhe policia nisi hetimet për ngjarjen për tentativë vrasjeje.

Më 29 maj 1993 në Solingen të Gjermanisë shtëpia e familjes Mevlude dhe Durmus Genç u dogj nga racistët. Në këtë sulm humbën jetën 5 persona.

 



Lajme të ngjashme