ShBA fton Korenë e Veriut për bisedime pa parakushte

Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në OKB, Linda Thomas Greenfield tha se i kanë propozuar Koresë së Veriut bisedime pa parakushte dhe ka ardhur koha për të krijuar “dialog të qëndrueshëm dhe thelbësor”.

1723063
ShBA fton Korenë e Veriut për bisedime pa parakushte

Pas deklaratës së Koresë së Veriut për testimin “e një rakete të re balistike që lëshohet nga nëndetësja”, ShBA-ja dhe Britania e Madhe e ngritën çështjen e programit bërthamor të Phenianit në rendin e ditës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në OKB, Linda Thomas Greenfield u tha gazetarëve se ajo e dënon testin e raketës balistike që ka bërë Koreja e Veriut, ndërsa shtoi se këto teste shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB–së.

Greenfield deklaroi se testi i fundit i Koresë së Veriut është “një provokim moskokëçarës” dhe i bëri thirrje Phenianit që të përmbahet nga provokime të tilla në të ardhmen.

Ka ardhur koha për të ndërtuar një dialog të qëndrueshëm dhe thelbësor për të çmilitarizuar plotësisht Gadishullin Korean nga armët bërthamore, tha Linda Thomas Greenfield duke shtuar ShBA-ja i ka propozuar Koresë së Veriut bisedime pa parakushte.

Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në OKB u tha gazetarëve gjithashtu se ata janë të gatshëm të punojnë ngushtë me shoqërinë ndërkombëtare për të ulur tensionin në rajon.

Më herët, më 15 shtator, Koreja e Veriut testoi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, dhe më 28 shtator testoi një “raketë të re hipersonike”, të cilësuar kështu nga Agjencisë Qendrore e Koresë së Veriut (KCNA).

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zbaton sanksione ushtarake dhe ekonomike ndaj Koresë së Veriut që nga viti 2006 për shkak të programit të saj bërthamor.

 


Lajme të ngjashme