Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Aleanca mëson nga rezultatet e misionit në Afganistan

NATO po mëson nga situata në lidhje me tërheqjen e trupave nga Afganistani, u tha Sekretari i Përgjithshëm gazetarëve para fillimit të ministerialit.

1723091
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Aleanca mëson nga rezultatet e misionit në Afganistan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para takimit të ministrave të Mbrojtjes të Aleancës që mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel dhe ku Turqinë do ta përfaqësojë ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

Analiza vazhdon dhe është herët për të nxjerrë ndonjë përfundim në këtë fazë, u shpreh Stoltenberg në përgjigje të pyetjes se cili është mësimi më i rëndësishëm që do të nxjerrë Aleanca nga Afganistani.

Sekretari i Përgjithshëm vuri në dukje se Aleanca u përball me një dilemë, në të cilën tërheqja e kontingjentit [ushtarak] nënkuptonte kthimin në pushtet [në Afganistan] të talibanëve dhe prania do të çonte në një përkeqësim të konfliktit dhe dhunës.

Stoltenberg solli në kujtesë se Aleanca Veriatlantike vendosi të tërhiqej nga operacioni këtë verë.

Procesi lidhur me nxjerrjen e mësimeve duhet të përqendrohet në atë se ku gjërat shkuan sipas planit dhe ku jo. Kthimi i talibanëve është një tragjedi për popullin afgan, të cilin ne e kemi mbështetur me gjithë zemër për vite të tëra. Në të njëjtën kohë, nuk duhet të harrojmë se kemi bërë përparim të rëndësishëm në Afganistan. Përpjekjet tona atje nuk ishin të kota. Ne e kemi penguar Afganistanin të bëhet një mburojë e terrorizmit ndërkombëtar. Përveç kësaj, për 20 vjet ne kemi parandaluar sulmet ndaj aleatëve të NATO-s nga Afganistani. Tani do të qëndrojmë në gatishmëri dhe do t’i mbrojmë këto arritje”, u tha Sekretari i Përgjithshëm gazetarëve.

 


Lajme të ngjashme