OKB-ja paralajmëron për rritjen e luftimeve në Idlib

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë paralajmëruar për rritjen e luftimeve që ka filluar në muajt e fundit pas armëpushimit të marsit 2020 në veriperëndim të Sirisë.

1722820

Farhan Haq, një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, tha se ata janë thellësisht të shqetësuar për konfliktin e vazhdueshëm dhe të përshkallëzuar në veriperëndim të Sirisë.

Zjarri i artilerisë në Idlib vrau një civil dhe plagosi katër të tjerë të martën, tha Haq, duke shtuar se përleshjet po ndodhin gjithashtu në pjesë të ndryshme të Idlibit dhe në perëndim të Halepit.

Haq vuri në dukje se civilët u prekën gjithashtu nga të shtënat e artilerisë kundër qytetit Ariha, në jug të Idlib, dhe paralajmëroi se rritja më e madhe e luftimeve ka filluar në muajt e fundit pas armëpushimit të marsit 2020 në veriperëndim të Sirisë.

Duke dënuar dhunën në Siri, Haq u bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjin humanitar ndërkombëtar dhe të përmbahen nga sulmet e rastësishme ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile.

Lajme të ngjashme