Avionët luftarakë rusë interceptojnë avionët luftarakë amerikanë në Detin e Zi

Avionët luftarakë rusë kanë interceptuar avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) që fluturonin mbi Detin e Zi me arsyetimin se ata "po i afrohen kufijve të tyre".

1722545

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes dy avionë amerikanë bombardues strategjikë tip “B-1B” dhe dy avionë cisternë “KC-135” që fluturonin mbi Detin e Zi u gjurmuan nga radarët rusë.

Dy avionë luftarakë rusë “Su-30” u ngritën nga baza e tyre me arsyetim se avionët amerikanë u afruan kufijve rusë. Ata ndoqën avionët amerikanë dhe i larguan nga zona.

Në deklaratë bëhet e ditur se avionët rusë u kthyen në bazën e tyre pasi larguan avionët amerikanë, ndërsa thuhet se ndërhyrja ishte rreptësishtë në përputhje me rregullat ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme