Kryeministri japonez: Koreja e Veriut ka testuar dy raketa balistike

Kryeministri japonez Kishida Fumio deklaroi se Koreja e Veriut ka testuar dy raketa balistike.

1721763
Kryeministri japonez: Koreja e Veriut ka testuar dy raketa balistike

Në një prononcim për shtypin kombëtar kryeministri Kishida njoftoi se Koreja e Veriut ka testuar dy raketa balistike, por nuk ka të vdekur apo të lënduar nga ky rast.

Kishida i ka cilësuar si “mjaft fatkeqe” testimet e raketave që Koreja e Veriut po bën që nga shtatori. Ai shtoi se e ka udhëzuar ushtrinë japoneze të jetë e përgatitur përballë situatave urgjente dhe të garantojnë siguri.

Kurse Matsuno Hirokazu, sekretari i parë i kabinetit tha: "Ne si qeveri japoneze i dënojmë këto prova që bëhen në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së."

Ministri i Mbrojtjes Kishi Nobuo nuk ka dhënë detaje lidhur me testin, por ka thënë se qeveria po e analizon situatën e fundit.

Roja Bregdetare e Japonisë ka njoftuar se anijet japoneze kanë kaluar në gjendje alarmi dhe janë në gatishmëri të plotë në zonat ku ka të ngjarë të kenë rënë raketat.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, njëra nga raketat u lëshua në orën 10:17 me orën lokale nga rajoni Shinpo në bregun lindor të Koresë së Veriut në drejtim të detit Japonez.

Raketa tjetër u lëshua nga një nëndetëse sipas lajmit të gazetës “JoongAng Ilbo”, një e përditshmne kombëtare, referuar burimeve ushtarake të Koresë së Jugut.

Më parë, më 15 shtator, Koreja e Veriut testoi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, dhe më 28 shtator, një “raketë të re hipersonike”, të cilësuar kështu nga Agjencisë Qendrore e Koresë së Veriut (KCNA).

 


Lajme të ngjashme