Gjenevë – Vazhdon takimi i 6-të i Komitetit Kushtetues Sirian

Dita e dytë e raundit të gjashtë të takimeve të Komitetit Kushtetues Sirian në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë të Zvicrës, filloi nën kryesinë e Përfaqësuesit Special të OKB-së për Sirinë Geir O. Pedersen.

1721784
Gjenevë – Vazhdon takimi i 6-të i Komitetit Kushtetues Sirian

Dita e dytë e raundit të gjashtë të takimeve të Komitetit Kushtetues SirianZyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë të Zvicrës, filloi nën kryesinë e Përfaqësuesit Special të OKB-së për Sirinë Geir O. Pedersen.

Anëtarët e "Grupit të Vogël", i cili është përgjegjës për hartimin e kushtetutës i përbërë nga 15 persona secili nga përfaqësuesit e regjimit të Asadit, organizatat joqeveritare (OJQ) dhe opozitës siriane, mbajtën një sesion të vetëm të bisedimeve, të cilat filluan dje.

Për ditën e dytë të takimeve, anëtarët që përfaqësonin opozitarët dhe OJQ-të hynë në kompleksin e OKB-së në orën 10.30 të mëngjesit me kohën turke dhe delegacioni i regjimit në 10.40.

Gjatë bisedimeve në vazhdim, të kryesuara nga Përfaqësuesi Special Pedersen, sot pritet të mbahen dy sesione, në mëngjes dhe pasdite.

Agjenda kryesore e raundit të gjashtë të takimeve është "hartimi i kushtetutës së re siriane".

"Të dy bashkëkryetarët tani ranë dakord jo vetëm për hartimin e reformës kushtetuese, por edhe për fillimin e hartimit të kushtetutës. Në fakt, ajo që është e re për këtë javë është që ne të fillojmë procesin e hartimit të një kushtetute për reformën kushtetuese në Siri", deklaroi Përfaqësuesi Special Pedersen në një konferencë shtypi të mbajtur të dielën.

 


Lajme të ngjashme