Bregu Perëndimor – Ushtarët izraelit ndajnë foshnjën nga nëna e saj për orë të tëra

Bëhet e ditur se ushtarët izraelitë e ndanë gruan palestineze nga foshnja e saj për orë të tëra në Bregun Perëndimor të okupuar.

1721802
Bregu Perëndimor – Ushtarët izraelit ndajnë foshnjën nga nëna e saj për orë të tëra

Bëhet e ditur se ushtarët izraelitë e ndanë gruan palestineze nga foshnja e saj për orë të tëra në Bregun Perëndimor të okupuar.

Aktivisti palestinez Arif Deraghime tha se trupat izraelite arrestuan Najiye Abdullah Bisharat, një palestineze 40-vjeçare, në rrethin Hallet Makhul të qytetit Tubas në veri të Bregut Perëndimor.

Ushtarët izraelitë e ndanë Bisharat nga foshnja e saj dy muaj e gjysmë për orë të tëra, tha Deraghime, duke shtuar se nëna gjithashtu ishte parandaluar që të ushqente fëmijën e saj me gji.

Deraghime, në lidhje me ndalimin e Bisharat nga ushtarët izraelitë tha: "Ajo u arrestua pasi kolonët hebrenj i thanë policisë izraelite se Bisharat i gjuajti me gurë makinat edhe pse shtëpia e saj ishte 100 metra nga rruga."

Bregu Perëndimor sipas "Marrëveshjes së Dytë të Oslos" të nënshkruar midis qeverisë izraelite dhe Palestinës në vitin 1995 u nda në zonat A, B dhe C.

Administrata dhe siguria e "Zonës A", e cila mbulon 18 për qind të territorit, i takon Palestinës, administrata e "Zonës B" prej 21 për qind i takon në Palestinës, ndërsa "siguria" e saj Izraelit dhe "Menaxhimi administrativ dhe siguria" e "Zonës C", e cila përfshinë 61 për qind të territorit, i takojnë Izraelit.

Qeveria izraelite nuk i lejon palestinezët të ndërtojnë ndërtesa të reja ose zgjerohen në "Zonën C", me arsyetimin se është nën kontrollin e saj.

 


Lajme të ngjashme