Biseda Guterres-Abdullahyan, në fokus Afganistani dhe marrëveshja bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Hussein Emir Abdullahyan diskutuan zhvillimet në Afganistan.

1721809
Biseda Guterres-Abdullahyan, në fokus Afganistani dhe marrëveshja bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Hussein Emir Abdullahyan diskutuan zhvillimet në Afganistan.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme iraniane, Abdullahiyan dhe Guterres zhvilluan një bisedë telefonike.

Gjatë bisedës, ata diskutuan marrëveshjen bërthamore dhe sulmet terroriste në Afganistan.

Abdullahiyan deklaroi se ishte i shqetësuar për sulmet në Afganistan dhe bëri të ditur se përgjegjësia e OKB-së dhe Guterresit, ndaj akteve terroriste në rritje dhe valëve të reja të emigracionit, në krahasim me më parë është edhe më e madhe.

Ministri iranian i kërkoi Guterresit të ndërmarrë hapa serioze për të luftuar terrorizmin në Afganistan.

Duke deklaruar se negociatat e kryera në kryeqytetin Teheran me Enrique Mora, zëvendëssekretari i Përgjithshëm dhe Drejtori Politik në Shërbimin e Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së, ishin pozitive dhe se ato do të vazhdojnë në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës, Abdullahiyan u shpreh se ata mbështesin negociatat që do të japin rezultate konkrete dhe praktike.

Kurse lidhur me shkëmbimin e të burgosurve, ministri iranian tha: "Ne e vlerësojmë çështjen e të burgosurve brenda një kuadri humanitar. Ne nuk duam që kjo çështje të lidhet me marrëveshjen bërthamore".

Abdullahiyan deklaroi se më 27 tetor do të mbahet një takim në Teheran me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të vendeve fqinje me Afganistanin dhe ftoi Guterresin në Teheran.

Edhe Guterres theksoi se në Afganistan duhet të krijohet një qeveri me pjesëmarrje të gjerë dhe përfaqësim të të gjitha formacioneve etnike dhe pakicave dhe tha se ata vazhdojnë të dërgojnë ndihma humanitare në këtë vend.

Guterres gjithashtu deklaroi se ata mbështesin marrëveshjen bërthamore dhe deklaroi se ai po kërkon një zgjidhje për ta kthyer këtë marrëveshje në periudhën përpara ish-presidentit amerikan, Donald Trump.



Lajme të ngjashme