Izraeli ndalon 10 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor

Forcat izraelite ndaluan të hënën 10 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, territore arabe nën pushtim.

1721258
Izraeli ndalon 10 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor

Sipas agjencinë zyrtare palestineze të lajmeve “WAFA”, forcat izraelite të sigurisë ndaluan 7 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe 3 të tjerë në Jerusalemin Lindor.

Gjithashtu bëhet e ditur se forcat izraelite ndaluan këtë mëngjes edhe shkrimtarin e intelektualin 69-vjeçar palestinez, Ahmad Qatamish, në shtëpinë e tij në rajonin Al-Bireh të Ramallahut, në Bregun Perëndimor.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpeshherë banesat në territoret e pushtuara palestineze të Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor, i ndalojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Disa palestinezë, përfshi këtu gra e fëmijë, mbahen në qendrat e paraburgimit për ditë të tëra pasi ndalimet janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.



Lajme të ngjashme