Borrell është optimist për rifillimin e bisedimeve me Iranin

Kreu i diplomacisë evropiane nuk ka marrë ende konfirmim nga pala iraniane për të zhvilluar bisedime më 21 tetor në Bruksel.

1721230
Borrell është optimist për rifillimin e bisedimeve me Iranin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell shprehu optimizëm në lidhje me rifillimin e negociatave për një marrëveshje bërthamore me Iranin.

Kreu i diplomacisë evropiane e bëri këtë deklaratë për gazetarët para fillimit të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së në Luksemburg, që i parapriu samitit të udhëheqësve të BE-së që do të mbahet në 21-22 tetor.

Duke komentuar raportet e mediave për një takim që pritet të mbahet midis Iranit dhe BE-së të enjten, më 21 tetor në Bruksel, Borrell tha se kjo nuk dihet ende.

“Nuk mund ta dini kurrë. Megjithatë, sot jam më optimist se dje. Ende nuk kam marrë një konfirmim. Por gjërat po përmirësohen. Shpresoj që në ditët në vijim të mbahet një takim përgatitor në Bruksel. Por nuk mund të jem i sigurt për këtë",- u tha Borrell gazetarëve.

Sipas tij, takimi do të fillojë me një diskutim për Gjirin Persik, një rajon kompleks që ka prodhimin e brendshëm bruto më të lartë, por në të njëjtën kohë vuan nga një krizë humanitare, veçanërisht në Jemen.

“Ne duhet të ndërtojmë më shumë marrëdhënie me këtë rajon. Ne nuk ia kemi kushtuar vëmendje të mjaftueshme kësaj pjese të botës. Dhe tani është koha për ta bërë atë",- theksoi Borrell.

 


Lajme të ngjashme