Price: SHBA nuk ka ndryshuar pozicionin e saj në Mesdheun Lindor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) theksuan se pozicioni i tyre në Mesdheun Lindor nuk ka ndryshuar.

1720655
Price: SHBA nuk ka ndryshuar pozicionin e saj në Mesdheun Lindor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) theksuan se pozicioni i tyre në Mesdheun Lindor nuk ka ndryshuar.

"Ne inkurajojmë të gjitha vendet që t'i zgjidhin çështjet e kufirit detar në mënyrë paqësore në përputhje me ligjin ndërkombëtar", deklaroi zëdhënësi Ned Price.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, iu përgjigj me shkrim pyetjes së një gazetari të Anadolu Agency (AA) në lidhje me marrëveshjen e bashkëpunimit të mbrojtjes të nënshkruar së fundmi midis SHBA-së dhe Greqisë.

"Pozicioni amerikan, i cili nuk ka ndryshuar për një kohë të gjatë, është i njëjtë; administrata e Joe Biden është e përkushtuar ndaj sigurimit të stabilitetit në Mesdheun Lindor", tha ai.

"Ne besojmë se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të mbrohen dhe respektohen. Në parim, ne inkurajojmë të gjitha vendet që t'i zgjidhin çështjet e kufirit detar në mënyrë paqësore në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Si një qasje e përgjithshme, Shtetet e Bashkuara nuk marrin pozicione në lidhje me pretendimet specifike ose rezultatet e projektuara", bën të ditur Price.

Ai dje deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbështesin negociatat midis Turqisë dhe Greqisë dhe se Uashingtoni zakonisht nuk po merr qëndrime për mosmarrëveshjet kufitare detare midis vendeve të tjera.



Lajme të ngjashme