SHBA përgënjeshtron pretendimet e Rusisë

Marina e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi se Ministria ruse e Mbrojtjes përcolli keq ndërveprimin midis anijeve luftarake të dy vendeve dhe anija amerikane nuk hyri në ujërat territoriale ruse.

1720481
SHBA përgënjeshtron pretendimet e Rusisë

Marina e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi se Ministria ruse e Mbrojtjes përcolli keq ndërveprimin midis anijeve luftarake të dy vendeve dhe anija amerikane nuk hyri në ujërat territoriale ruse.

Hyrja e anijes luftarake amerikane “USS Chafee” në rajon ndërsa Rusia dhe Kina po kryenin stërvitje në Detin e Japonisë shkaktoi një krizë diplomatike afatshkurtër midis dy vendeve.

Ndërkohë që Moska njoftoi se anija “Admiral Tributs” e Flotës ruse të Paqësorit pengoi anijen luftarake amerikane në ujërat territoriale ruse, marina amerikane e mohoi këtë pretendim.

“Deklarata e bërë nga Ministria ruse e Mbrojtjes në lidhje me ndërveprimin midis dy anijeve të marinës është e pasaktë”, njoftohet në deklaratën me shkrim të flotës amerikane.

Në deklaratë pretendonte se ndërsa luftarakja “USS Chafee” po përgatitej për një fluturim me helikopter për të kryer operacione rutinë në ujërat ndërkombëtare në Detin e Japonisë më 15 tetor 2021, një anije luftarake ruse e klasës “Udaloy” u afrua në një distancë 65 metra nga anija amerikane.

Gjithashtu në deklaratë thuhej se anija amerikane po operonte në ujërat ndërkombëtare dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar, dhe vijohej me fjalët: "Ndërveprimi ishte i sigurt dhe profesional. Megjithëse Rusia lëshoi ​​një paralajmërim për aeroplanët dhe marinarët (NOTAM/NOTMAR) në këtë zonë më vonë gjatë ditës, ajo (NOTAM/NOTMAR) nuk ishte në fuqi në kohën e ndërveprimit."



Lajme të ngjashme