OKB-ja dënoi sulmin me bombë në një xhami në provincën Kandahar të Afganistanit

Zëdhënësja e Presidencës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Monica Groelli tha se Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme Abdullah Shahid dënoi ashpër sulmin, i cili shkaktoi vdekjen e dhjetëra njerëzve.

1720444
OKB-ja dënoi sulmin me bombë në një xhami në provincën Kandahar të Afganistanit

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dënoi sulmin me bombë në një xhami në provincën Kandahar të Afganistanit.

Zëdhënësja e Presidencës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Monica Groelli tha se Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme Abdullah Shahid dënoi ashpër sulmin, i cili shkaktoi vdekjen e dhjetëra njerëzve.

Groelli deklaroi se Shahid u përcolli ngushëllimet e tij familjarëve të atyre që humbën jetën në sulm dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Në Kandahar, 47 persona u vranë si pasojë e një sulmi të kryer prej dy kamikazëve gjatë faljes së xhumasë në Xhaminë Fatimiyya, e cila i përket komunitetit Shiit.

 


Lajme të ngjashme