Sulm në një xhami në Niger, raportohen shumë të vdekur

Dhjetë civilë u vranë si pasojë e një sulmi terrorist në një xhami në rajonin Tillaberi të Nigerit.

1719491
Sulm në një xhami në Niger, raportohen shumë të vdekur

Dhjetë civilë u vranë si pasojë e një sulmi terrorist në një xhami në rajonin Tillaberi të Nigerit.

Sipas lajmeve të mediave lokale, një xhami në fshatin Abankor, e vendosur në kufirin e Nigerit, Mali dhe Burkina-Faso, u sulmua nga terroristët.

Sulmuesit, të cilët shkuan në xhami me motoçikleta gjatë kohës së namazit, hapën zjarr ndaj xhematit që ndodhej në xhami.

Ndërsa 10 persona humbën jetën në sulmin terrorist, ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet.

Edhe grupet terroriste të lidhura me Al-Kaedën dhe DAESH-in që veprojnë në vendin fqinj, Mali kryejnë shpesh sulme në Burkina-Faso dhe Niger.

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), 313 mijë njerëz janë zhvendosur brenda 3 viteve të fundit për shkak të sulmeve terroriste në Niger dhe 235 mijë të tjerëve u është dashur të strehohen në vendet fqinje.

Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (Human Rights Watch HRW) njoftoi se që nga janari e deri në muajin korrik, 420 civilë janë vrarë në 9 sulme terroriste në kufirin e Nigerit me Malin dhe Burkina-Fason.



Lajme të ngjashme