SHBA – Sekretari Blinken takon ministrat e Jashtëm të Izraelit dhe EBA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken diskutoi gjendjen e fundit të paqes në Lindjen e Mesme gjatë bisedimeve me ministrin e Jashtëm izraelit Yair Lapid dhe ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) Abdullah bin Zayed al-Nahyan.

1719488

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price bëri ​​një deklaratë me shkrim në lidhje me takimet e Blinken me homologët e tij izraelitë dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe në Uashington.

Gjatë takimit të tij me ministrin e Jashtëm izraelit Lapid, Sekretari Blinken diskutoi paqen rajonale pas vitit të parë të “Marrëveshjeve të Ibrahimit”, dhe tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një zgjidhje me dy shtete dhe hapa konkretë për të përmirësuar jetën e palestinezëve si dhe izraelitëve.

Blinken me Lapid gjithashtu diskutoi shumë çështje rajonale, veçanërisht negociatat bërthamore me Iranin, dhe nënvizoi mbështetjen e fortë të SHBA për Izraelin.

Ndërkaq gjatë takimit të tij me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe Al-Nahyan ai falënderoi këtë vend që lejoi që të evakuuarit nga Afganistani të akomodohen, duke theksuar se ata gjithashtu vlerësojnë lartë objektivat e Emirateve të Bashkuara Arabe për zero emetime të karbonit deri në vitin 2050.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu paqen në Lindjen e Mesme dhe çështje të tjera rajonale gjerësisht.

Lajme të ngjashme