Japonia premton ndihmë humanitare me vlerë rreth 190 milionë dollarë për Afganistanin

Japonia njoftoi se do të japë ndihma humanitare me vlerë gati 190 milionë dollarë për Afganistanin.

1718950
Japonia premton ndihmë humanitare me vlerë rreth 190 milionë dollarë për Afganistanin

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, premtoi gjatë takimit virtual të G20-s se vendi i tij do të japë 190 milionë dollarë ndihma humanitare për Afganistanin.

Duke deklaruar se fondi do t'i dorëzohet Afganistanit përmes organizatave ndërkombëtare deri në fund të këtij viti, Fumio Kishida qartësoi se qëllimi i Tokios është të ndihmojnë në lehtësimin e krizës humanitare, me të cilën po përballet populli afgan.

Ndërsa dënoi sulmin me bombë ndaj një xhamie në Kunduz, të premten e kaluar, ai gjithashtu u angazhua në lidhje me përshpejtimin e përpjekjeve për të luftuar terrorizmin, si një problem i përbashkët i komunitetit ndërkombëtar, në bashkëpunim me palët përkatëse.

Kishida tha se jetësimi i një procesi politik gjithëpërfshirës nga talibanët do të kthejë burimet njerëzore, fondet dhe mbështetjen e nevojshme për të rindërtuar vendin.

Talibanët rifituan pushtetin në gusht 2021 pas një mungese 20-vjeçare në skenën politike afgane. Administrata talibane ka deklaruar se do të respektohen të drejtat e njeriut dhe do të krijohen marrëdhënie të mira me bashkësinë ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme