Angela Merkel bën thirrje për ndihmë ndërkombëtare për Afganistanin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se një kolaps ekonomik në Afganistan duhet të parandalohet me ndihmën ndërkombëtare.

1718853
Angela Merkel bën thirrje për ndihmë ndërkombëtare për Afganistanin

Ky vlerësim i Angela Merkel erdhi gjatë konferencës për shtyp pas Samitit të Jashtëzakonshëm të Liderëve të G20-s mbi Afganistanin.

“Nuk mund dhe s’duhet të jetë qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare të shikojë 40 milionë njerëz të bien në kaos në Afganistan, pasi atje nuk sigurohet dot furnizimi as me energji elektrike as nuk ka një sistem financiar”, theksoi ajo.

Duke tërhequr vëmendjen se rënia e sistemit financiar në Afganistan nuk është në dobi të askujt, kancelarja gjermane paralajmëroi se “në këtë rast as ndihmat humanitare nuk do të siguroheshin dot më” për këtë vend.

Ajo vuri në pah se përgjegjësi të mëdha për të parandaluar kolapsin e sistemit financiar në Afganistan bien mbi Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Gjithashtu Merkel nënvizoi rëndësinë e luftës kundër terrorizmit duke potencuar se Afganistani nuk duhet të përbëjë një kërcënim për pjesën tjetër të botës.



Lajme të ngjashme