Tebboune: Franca duhet të “respektojë plotësisht” sovranitetin dhe institucionet e Algjerisë

Presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune, deklaroi të dielën se ambasadori i vendit të tij në Paris do të kthehet në krye të detyrës vetëm nëse Franca “respekton plotësisht” sovranitetin dhe institucionet e Algjerisë.

1717842
Tebboune: Franca duhet të “respektojë plotësisht” sovranitetin dhe institucionet e Algjerisë

Bazuar në videoimazhet e publikuara nga televizioni zyrtar algjerian, Abdelmadjid Tebboune ka dhënë një intervistë për shtypin lokal të vendit.

I pyetur në lidhje me kthimin e ambasadorit algjerian në Paris, Tebboune u përgjigj me këto fjalë: “Kthimi (i ambasadorit) është i kushtëzuar me respektin e plotë për sovranitetin, institucionet dhe fuqinë e Algjerisë.”

“Pala franceze duhet të harrojë që Algjeria ishte dikur një koloni. Algjeria është e fuqishme me ushtrinë dhe popullin e saj krenar që i nënshtrohen vetëm Allahut”, shtoi ai.

Tebboune vuri në pah se shifra e dhënë për numrin e algjerianëve që planifikohet të dëbohen nga Franca, gjithashtu nuk është e saktë dhe se ata janë vetëm 94 persona.

Sipas tij, Algjeria ka pranuar dëbimin e 21 qytetarëve dhe ka refuzuar prerazi ekstradimin e 16 prej tyre me arsyetimin se ata kanë lidhje me terrorizmin, ndërkohë që situata në lidhje me të tjerët nuk është përmbyllur ende.

Duke risjellë në kujtesë se ata i mbeten besnikë Marrëveshjes së Emigracionit Preferencial të nënshkruar me Francën në vitin 1968, Presidenti Tebboune theksoi se Parisi duhet të sillet në një mënyrë të veçantë me vendin e tij.

Javën e kaluar, Ministria algjeriane e Punëve të Jashtme thirri ambasadorin francez në Algjer dhe i komunikoi atij refuzimin e vendimit të njëanshëm të Parisit për të përgjysmuar numrin e vizave të lëshuara për algjerianët. Më vonë u pretendua se autoritetet algjeriane refuzuan gjithashtu të pranonin 7 mijë njerëz që do të dëboheshin nga Franca me vendime gjyqësore.

Nga ana tjetër, grupi lokal i kompanive në Algjeri filloi një përpjekje për të ndërprerë marrëdhëniet tregtare të import-eksportit me 500 kompani franceze.



Lajme të ngjashme