Azerbajxhani reagon ndaj pretendimeve të pabaza të Iranit

Leyla Abdullayeva bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me intervistën e dhënë nga ministri i Jashtëm iranian Hussein Emir Abdullahijan për kanalin libanez “Al-Manar” dhe tha se: "Fushata kundër Azerbajxhanit nuk do t'i sjellë dobi Iranit."

1717942
Azerbajxhani reagon ndaj pretendimeve të pabaza të Iranit

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Leyla Abdullayeva, për pretendimin e ministrit të Jashtëm iranian, Abdullahiyan se "në Azerbajxhan ka grupe terroriste", tha: "Këshilla jonë për ata që duan të kërkojnë terroristë është që të shikojnë mirë përreth tyre".

Leyla Abdullayeva bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me intervistën e dhënë nga ministri i Jashtëm iranian Hussein Emir Abdullahijan për kanalin libanez “Al-Manar” dhe tha se: "Fushata kundër Azerbajxhanit nuk do t'i sjellë dobi Iranit."

Duke theksuar se Ministria iraniane e Punëve të Jashtme nuk hoqi dorë nga fushata e saj e shpifjeve kundër Azerbajxhanit dhe se akuza të tilla hidhen tërësisht poshtë, zëdhënësja tha: "Ne kemi deklaruar në luftën tonë 44-ditore, dhe tani po deklarojmë edhe tani se siç pretendohet, nuk kishte terroristë në territorin e Azerbajxhanit dhe nuk ka terroristë as tani. Nuk ka pasur kurrë një vend për terroristët në Azerbajxhan, i cili është një vend që vuan nga terrorizmi. Azerbajxhani shpëtoi tokat e tij nga pushtimi falë gjakut dhe jetës së dëshmorëve të tij. Siç tha Presidenti Ilham Aliyev: Azerbajxhani, i cili ka më shumë se 100 mijë ushtarë, nuk ka nevojë për mercenarë. Asnjë akuzë e tillë nuk u bë nga Irani gjatë luftës dhe nuk kishte asnjë arsye për shqetësim derisa erdhi në pushtet qeveria e re pas luftës."

"Dihet se arsyeja e këtyre akuzave të pabaza është parandalimi i hyrjes ilegale të kamionëve iranianë në tokat e Azerbajxhanit dhe çlirimi i tokave të Azerbajxhanit nga pushtimi (armen). Këshilla jonë për ata që duan të kërkojnë terroristë është që të hedhin një vështrim më mirë përreth tyre. Vitin e kaluar, të gjitha ambasadave, përfshirë ambasadën iraniane në Baku, ne u përcollëm dëshmi të qarta të pranisë së mercenarëve armenë në zonat e pushtuara”, tha Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Leyla Abdullayeva.



Lajme të ngjashme