Mali – Kryeministri akuzon Francën për formimin dhe trajnimin e një organizatë terroriste në Kidal

Kryeministri i Malit, Choguel Maiga, akuzoi Francën për trajnimin e grupeve të armatosura terroriste duke krijuar një enklavë në rajonin Kidal, në veri të vendit.

1717410
Mali – Kryeministri akuzon Francën për formimin dhe trajnimin e një organizatë terroriste në Kidal

Choguel Maiga bëri deklarata për Francën në një intervistë ekskluzive me agjencinë ruse të lajmeve “RIA Novosti”.

Duke trhequr se Franca ka krijuar një enklavë në Kidal, Kryeministri Maiga tha se ajo trajnoi grupe të armatosura terroriste atje.

“Franca erdhi në Kidal në vitin 2013 për të luftuar grupet terroriste në Niger. Ajo ndaloi hyrjen e ushtrisë maliane në Kidal dhe krijoi atje një enklavë. Pra, çfarë bëri ajo atje? Mori dy udhëheqës të organizatës terroriste Ansar Dine (një degë e organizatës terroriste Al-Kaeda) për të formuar një tjetër organizatë terroriste. Qeveria maliane ende nuk ka autoritet në këtë rajon të kontrolluar nga Franca. Atje ka grupe të armatosura të stërvitura nga oficerët francezë. Ne kemi dëshmi për këtë”, u shpreh ai.

Maiga akuzoi Francën, e cila vendosi të tërhiqej nga Mali, se veproi në mënyrë të njëanshme pasi u ngritën në rend të ditës akuzat se kompania ruse e sigurisë “Wagner” do të stacionohej në vend.

Laurent Michon, komandanti i operacionit francez “Barkhane” në Sahel, gjithashtu deklaroi se kishte qenë në bisedime me administratën e Bamakos për rreth 2 vjet në lidhje me vendimin për t'u tërhequr nga tri bazat në veri të Malit.

Ndërsa Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ishte i tronditur nga fjalët e Kryeministrit Maiga.

“Këto deklarata të turpshme, të cilat vijnë nga një vend që ka pësuar dy grushtshtete radhazi dhe që nuk ka as qeveri, janë të papranueshme. Ne jemi në Mali me kërkesë të shtetit malian. Pa Francën, Mali do të kishte rënë në duart e terroristëve”, pati vlerësuar kreu i shtetit francez.

Menjëherë pas kësaj deklarate, M. Joel Meyer, ambasador i Francës në Bamako, u thirr për sqarime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit.



Lajme të ngjashme