Irak – Fillon votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Qytetarët e Irakut u drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

1717348
Irak – Fillon votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Forcat e sigurisë i rritën masat rreth qendrave të votimit në nivelin më të lartë për të garantuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve, të cilat do të përfundojnë në orën 18:00 me kohën lokale.

Iraku, vend me një popullsi prej 40 milionë banorësh, ka më shumë se 24 milionë votues.

Në këto zgjedhje, 3 mijë e 249 kandidatë garojnë për të hyrë në Parlamentin me 329 vende.

Komisioni i Lartë Zgjedhor i Irakut pritet të shpallë rezultatet e zgjedhjeve brenda 24 orëve.

Këto janë zgjedhjet e para të përgjithshme të parakohshme pas demonstratave antiqeveritare të tetorit 2019.

Ndërkaq, Presidenti Barham Salih ishte mes zyrtarëve të parë që votuan në këto zgjedhje parlamentare të parakohshme.

Ai bëri një deklaratë nga qendra e votimit në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit Bagdad të vendit.

“Zgjedhjet e parakohshme u kërkuan nga populli. Urojmë që çdo qytetar të kontribuojë në zgjedhje për të ardhmen e vendit të tij. Sot është dita e qytetarit”, tha Presidenti Salih.

Kryeministri Mustafa al-Kadhimi, nga ana e tij tha se dëshironte të regjistrohej si votuesi i parë i këtyre zgjedhjeve.

“Nuk duhet të harrojmë që këto janë zgjedhjet e para pa shtetrrethim”, u shpreh ai duke votuar.

Gjithashtu kleriku dhe politikani shiit irakian, Ammar al-Hakim dhe ish-kryeministri Nouri al-Maliki, votuan që në orët e para të mëngjesit.



Lajme të ngjashme