ShBA: Bashkia e Stafford do të dëmshpërblejë me 500.000 $ një shoqatë myslimane

Një bashki në shtetin e Virgjinias iu desh të paguajë 500 mijë dollarë si dëmshpërblim për një shoqatë myslimane, pasi e kishte penguar këtë të ndërtonte një varrezë në tokën e vet.

1717117
ShBA: Bashkia e Stafford do të dëmshpërblejë me 500.000 $ një shoqatë myslimane

Në shtetin e Virgjinias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), një bashkie i duhej të paguante një dëmshpërblim prej 500 mijë dollarësh një shoqate myslimane për kryerjen e një modifikimi të parregullt të rregullores, në mënyrë që të mos lejonte ndërtimin e një varreze myslimane në tokën që shoqata kishte blerë.

Bashkia e Stafford në Virgjinia u padit nga Shoqata e të Gjithë Myslimanëve (AMAA) pasi bashkia kishte ndryshuar në mënyrë të parregullt rregulloren me qëllim për të mos e lejuar shoqatën që ta kthente në varrezë truallin që kishte blerë.

Inspektorët e Stafford, të cilët ishin caktuar për shqyrtimin e çështjes, kanë vendosur që shoqata AMAA ka të drejtë në kërkesën e saj duke vënë në dukje se vendimi i bashkisë për të ndryshuar me shpejtësi rregulloren është diskriminim fetar.

Pas marrëveshjes së arritur mes palëve, bashkia e Stafford-it u detyrua t’i kthejë shoqatës lejen e varrezave për truallin në fjalë dhe miratoi edhe dëmshpërblimin e shoqatës me shumën 500.000 dollarë .

Sipas raporteve të mediave lokale, bashkia shpenzoi më shumë se 390.000 dollarë për tarifat e avokatit dhe gjykatës për t'u mbrojtur në padinë e ngritur nga shoqata AMAA.

“Ashtu siç ndodhe me të gjitha fetë, është shumë e rëndësishme që edhe myslimanët të varrosen në përputhje me besimin e tyre. Shpresoj që e gjithë kjo torturë do të lihet prapa dhe ne do të fillojmë ndërtimin duke e ditur se liria fetare mbretëron. Ne dëshirojmë që të gjithë njerëzit në Stattorf, pavarësisht nga besimi që ata kanë, të kenë të njëjtat mundësi”,- tha Drejtori i AMAA, Mossadaq Chughtai në një deklaratë për shtyp.



Lajme të ngjashme