Macron: Franca nuk synon të qëndrojë për një kohë të gjatë në Mali

Në fjalën që mbajti në Samitin Afrikë-Francë presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendi i tij nuk synonte të qëndronte në Mali për një kohë të gjatë.

1717111
Macron: Franca nuk synon të qëndrojë për një kohë të gjatë në Mali

Në qytetin Montpellier të Francës u mbajt Samiti Afrikë-Francë me pjesëmarrjen e të rinjve afrikanë dhe pa krerët e shteteve të vendeve afrikane.

Në fjalimin e tij, Emmanuel Macron, i cili ishte presidenti i vetëm pjesëmarrës, tha se ai donte t’i mbyllte bazat ushtarake në Mali sa më shpejt të jetë e mundur, por se duhet të ketë një "shtet të fortë" dhe "projekte për investime".

"Franca nuk synon të qëndrojë në Mali për një kohë të gjatë," vuri në dukje Macron dhe sqaroi se objektivi i tij nuk është që të ketë përgjithmonë baza ushtarake në tokën afrikane.

Macron ka bërë të ditur se vendi i tij është në Afrikë për të luftuar terrorizmin, jo për të mbështetur ndonjë regjim.

Duke u shprehur se ushtria franceze është në këtë vend me kërkesë të qeverisë së Malit, Macron tha se ata e kanë zvogëluar mbështetjen e tyre për qeveritë afrikane në drejtim të investimeve, dhe se këtej e tutje duan të realizojnë projekte me shoqërinë civile.



Lajme të ngjashme