Gjeorgji – 5 viktima deri tani nga shembja e një ndërtese 7-katëshe në Batumi

Numri i viktimave që janë gjetur nën rrënojat e një ndërtese banimi 7-katëshe, e cila u shemb të enjten në qytetin Batumi të Gjeorgjisë është rritur në 5, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të vendit.

1717105
Gjeorgji – 5 viktima deri tani nga shembja e një ndërtese 7-katëshe në Batumi

Nën rrënojat e një ndërtese 7-katëshe, që u shemb të enjten në Batumi të Gjeorgjisë u gjetën trupat e pajetë të 5 personave.

Si rezultat i përpjekjeve të kërkimit dhe shpëtimit që nisën në vendin e ngjarjes pas shembjes së ndërtesës, u gjetën trupat e pajetë të 5 personave, përfshirë 2 fëmijë.

Pas 22 orë përpjekje të ekipeve të kërkim-shpëtimit u shpëtuan 4 persona, përfshirë 2 fëmijë, të cilën u transferuan në spital. Njëri prej tyre thuhet se është në gjendje të rëndë.

Operacioni i shpëtimit për gjetjen e viktimave, në të cilin janë përfshirë rreth 300 persona, vazhdon nën kontrollin e ministrit të Brendshëm Vakhang Gomelauri.

Në një deklaratë që bëri në vendngjarje, Gomelauri u tha gazetarëve n se sipas informacionit në dispozicion, përpjekjet po vazhdojnë për të shpëtuar edhe 3 persona të tjerë.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Brendshme, pronari i shtëpisë në katin e parë të ndërtesës së shembur dhe 2 punëtorë u ndaluan për shkak se kishin nisur ilegalisht punimet për rregullimin e shtëpisë.



Lajme të ngjashme