NATO dëbon 8 ‘oficerë të padeklaruar të inteligjencës’ nga misioni rus

Një zyrtar i NATO-s tha se Aleanca e ka reduktuar nga 20 në 10 numrin e pozicioneve që Rusia mund të akreditojë në NATO.

1716076
NATO dëbon 8 ‘oficerë të padeklaruar të inteligjencës’ nga misioni rus

NATO anuloi të mërkurën akreditimin e tetë anëtarëve të misionit rus pranë Aleancës, duke thënë se ata ishin "oficerë të padeklaruar të inteligjencës ruse".

Një zyrtar i NATO-s tha se Aleanca e ka reduktuar nga 20 në 10 numrin e pozicioneve që Rusia mund të akreditojë në NATO.

Duke vënë në dukje se politika e NATO-s ndaj Rusisë mbetet e qëndrueshme, zyrtari tha: "Ne kemi forcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë ne mbetemi të hapur për një dialog kuptimplotë."

Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Interfax”, Leonid Slutsky, kreu i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së ulët ruse të parlamentit rus (Duma), tha se "Moska do të hakmerrej për këtë veprim të NATO-s."

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë tensionuar, veçanërisht pas aneksimit ilegal të Krimesë në vitin 2014 dhe helmimit vitin e kaluar të opozitarit rus Alexei Navalny.

NATO kishte anuluar akreditimin e shtatë zyrtarëve rusë pranë Aleancës pas nismës për atentat me helmim ndaj ish-spiunit rus Sergey Skripal në vitin 2018.



Lajme të ngjashme