Peskov: Erdogan dhe Putin konfirmuan angazhimin e tyre për marrëveshjet në rajon

Zëdhënësi i Presidencës ruse (Kremlin) Dimitriy Peskov tha se gjatë takimit midis Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit rus Vladimir Putin, në rendin e ditës ishte rajoni Idlib i Sirisë.

1712981
Peskov: Erdogan dhe Putin konfirmuan angazhimin e tyre për marrëveshjet në rajon

Zëdhënësi i Presidencës ruse (Kremlin) Dimitriy Peskov tha se gjatë takimit midis Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit rus Vladimir Putin, në rendin e ditës ishte rajoni Idlib i Sirisë, ndërsa u konfirmua angazhimi i tyre për marrëveshjet mbi rajonin.

Dmitriy Peskov i bëri një vlerësim takimit të djeshëm midis Presidentëve Erdogan dhe Putin në Soçi të Rusisë.

Peskov tha se gjatë takimit të djeshëm në rend të ditës ishte çështja e rajonit Idlib të Sirisë, ndërsa u theksua rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve në rajon dhe u konfirmuan angazhimet ndaj kësaj zone të përcaktuara në marrëveshje.

Peskov tha se takimi u përqëndrua gjithashtu edhe në çështjet e Afganistanit, Libisë dhe Karabakut.

Duke vënë në dukje se Putin dhe Erdogan gjithashtu diskutuan punimet në lidhje me gazin natyror dhe dërgesat, zëdhënësi Peskov tha: "Putin vlerësoi shumë vendimet efektive të administratës turke në projektin Rrjedha Turke. Vendimet u morën shpejt, gjithçka u zbatua në kohë dhe shumë shpejt."

Peskov u shpreh se ndihen të sigurt kundër ndryshimeve të papritura me të gjithë infrastrukturën ekzistuese të Turqisë në një kohë kur çmimet po rriten në tregun e gazit natyror dhe energjisë në Evropë.

Ai vuri në dukje se mbajtja e bashkëpunimit teknik ushtarak dhe zgjerimi i kontakteve me sistemet raketore të mbrojtjes ajrore S-400 ishte gjithashtu në agjendën e dy udhëheqësve.

"Gjithashtu u diskutua mundësia e prodhimit të disa pjesëve të S-400 në Turqi", tha ai.

Duke kujtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë hequr Turqinë nga programi i avionëve luftarak F-35, Peskov tha se bashkëpunimi në aviacion midis Turqisë dhe Rusisë është rritur.

"Putin dhe Erdogan diskutuan gjithashtu projektet kryesore në agjendën e të dy vendeve. Së pari, u diskutua vazhdimi dhe përfundimi i ndërtimit të njësisë së parë të Centralit Bërthamor Akkuyu. U fol për ndërtimin e njësive të reja dhe çfarë duhet bërë në përgjithësi përsa i përket bashkëpunimit tonë në zhvillimin e sektorit të energjisë bërthamore paqësor në Turqi", deklaroi Peskov.

Zëdhënësi tha se të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu bashkëpunimin në hapësirë ​​dhe "përgatitjen e kozmonautëve turq" dhe se Presidenti Putin e ngriti këtë çështje.

Peskov shtoi se Erdogan dhe Putin diskutuan çështjen e vaksinimit kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) dhe të dy liderët vunë theksin në nevojën për vaksina dhe vaksinim.

 


Lajme të ngjashme