Tajfuni “Mindulle” i afrohet Japonisë

Bëhet e ditur që tajfuni “Mindulle”, i cili u shfaq në oqeanin Paqësor dhe që vazhdon rrugëtimin duke e rritur intensitetin, po përparon drejt Japonisë.

1711314
Tajfuni “Mindulle” i afrohet Japonisë

Bëhet e ditur që tajfuni “Mindulle”, i cili u shfaq në oqeanin Paqësor dhe që vazhdon rrugëtimin duke e rritur intensitetin, po përparon drejt Japonisë.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) paralajmëroi në lidhje me tajfunin “Mindulle”, i cili lëvizë në detin e Filipineve dhe që është duke përparuar drejtë ishullit Okinori-Shima në jug të Japonisë.

Sipas parashikimeve të Agjencisë Meteorologjike e Japonisë, pritet që tajfuni, i cili përparon me shpejtësi 180 km/h, të shkaktojë valë 6-8 metra lartësi dhe të godas ishullin Okinava.

Tajfuni, i cili do të prekë rajonin e ishujve për dy ditë, më pas do të lëvizë në verilindje dhe do t’iu afrohet ishujve Izu të kryeqytetit Tokio më 1 tetor.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë gjithashtu bëri të ditur se tajfuni “Mindulle” do të sjell erëra të forta, valë të larta dhe të reshura në rajonet jugore dhe juglindore të vendit.



Lajme të ngjashme