Azerbajxhan – Strukturat e famshme të Bakusë u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të vendit

Në përvjetorin e parë të luftës 44-ditore që filloi më 27 shtator 2020 për çlirimin e territoreve të pushtuara nga Armenia, flamuri azerbajxhanas u projektua në strukturat e famshme të kryeqytetit Baku në kujtim të dëshmorëve.

1711529
Azerbajxhan – Strukturat e famshme të Bakusë u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të vendit

Në përvjetorin e parë të luftës 44-ditore që filloi më 27 shtator 2020 për çlirimin e territoreve të pushtuara nga Armenia në Azerbajxhan, flamuri azerbajxhanas u projektua në strukturat e famshme të kryeqytetit Baku dhe balonat me urime u lëshuan në ajër në kujtim të dëshmorëve.

Aktivitetet me rastin e Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve në Azerbajxhan filluan mëngjesin e së hënës dhe vazhduan deri në mbrëmje.

Kullat e Flakës (Flame Towers) dhe Qendra Heydar Aliyev, ndër simbolet e reja arkitekturore të Bakusë, u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të vendit.

Rreth 3.000 balona e fenerë urimi u lëshuan në ajër në kujtim të dëshmorëve në hapësirën kushtuar Monumentit të Luftës Patriotike dhe Muzeut të Fitores, themelet e të cilave u hodhën të hënën nga Presidenti Ilham Aliyev.

Sipas të dhënave zyrtare, 2 mijë e 907 trupa të ushtrisë azerbajxhanase u martirizuan në Luftën II të Karabakut. Presidenti Aliyev e shpalli 27 shtatorin, datë në të cilën filloi operacioni për çlirimin e territoreve të pushtuara, si “Dita Përkujtimore e Dëshmorëve”.



Lajme të ngjashme