Zgjedhjet në Gjermani – Socialdemokratët mposhtin bllokun e Merkelit me diferencë të ngushtë

Në Gjermani, sipas sondazheve pas zgjedhjeve të mbajtura më 26 shtator, Partia Socialdemokrate (SPD) mori 25,7% dhe Partitë e Unionit Kristian (CDU/CSU) 24,1% të votave.

1710936
Zgjedhjet në Gjermani – Socialdemokratët mposhtin bllokun e Merkelit me diferencë të ngushtë

Me të gjitha votat e numëruara, Bordi Federal i Zgjedhjeve shpalli rezultatet zyrtare të përkohshme të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura për formimin e Legjislaturës 20. të Bundestagut.

Sipas rezultateve jopërfundimtare, SPD, e cila shpalli ministrin e Financave, Olaf Scholz, si kandidat për të marrë drejtimin e Kancelarisë, mori 25,7% të votave në zgjedhjet e përgjithshme.

Partitë e Unionit Kristian (CDU/CSU), të cilat propozuan liderin e Unionit Demokristian (CDU), Armin Laschet, si kandidat për të zëvendësuar Kancelaren Angela Merkel, u renditën në vendin e dytë me 24,1% të votave.

Sipas rezultateve të përkohshme zyrtare, shpërndarja e deputetëve në Bundestag do të jetë si më poshtë:

SPD 206, CDU/CSU 196, Të Gjelbrit 118, Demokratët e Lirë (FDP) 92, Alternativa për Gjermaninë (AfD) 83, Partia e Majtë (Die Linke) 39.

Bundestagu i ri do të ketë numrin më të lartë të deputetëve të arritur ndonjëherë deri më sot. Sipas të dhënave zyrtare, në të do të ulen 735 deputetë dhe me këtë tejkalohet numri rekord i 709 parlamentarëve të legjislaturës së kaluar. Kështu, për të arritur shumicën absolute do të duhen 368 deputetë.

Koalicionet e mundshme nga ana matematikore do të ishin ai i SPD-së, Të Gjelbërve dhe liberalëve me 416 mandate apo një aleancë e Unionit Kristian, Të Gjelbërve dhe liberalëve me 406 mandate. Për një koalicion të SPD-së, Të Majtës dhe Të Gjelbërve nuk mjaftojnë votat.

Ndërkaq, kandidati për kancelar i SPD-së, Olaf Scholz, mbajti një fjalim me tonet e fitimtarit.

“Rezultatet tregojnë se votuesit duan të më shohin si kancelar. Unë do të bëj gjithçka mundem për të formuar një qeveri të re deri në fund të vitit”, deklaroi ai.

Blloku CDU/CSU, e cila zuri vendin e dytë në zgjedhje, mori numrin më të ulët të votave që nga zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura pas Luftës II Botërore.

Kandidati për kryeministër i CDU/CSU-së, Armin Laschet, tha se do të bënte çmos për të formuar një koalicion.

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, vëmendja do të kthehet nga bisedimet për koalicionin qeverisës.

Rreth 60,4 milionë votues gjermanë morë pjesë në votime për të përcaktuar Legjislaturën 20. të Bundestagut.



Lajme të ngjashme