Bregu Perëndimor – Hamasi kërkon intensifikimin e rezistencës kundër forcave izraelite

Hamasi bëri thirrje të dielën për intensifikim të rezistencës kundër forcave izraelite pas vrasjes së 4 palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

1710610
Bregu Perëndimor – Hamasi kërkon intensifikimin e rezistencës kundër forcave izraelite

Pas incidenteve të ditës së shtunë, në të cilat 4 palestinezë humbën jetën në përplasjet që shpërthyen gjatë bastisjeve të kryera nga forcat izraelite me masën e paraburgimit në qytetet Ramallah dhe Jenin të Bregut Perëndimor, lëvizja palestineze e rezistencës Hamas bëri një deklaratë me shkrim.

Deklarata e Hamasit u bëri thirrje palestinezëve banorë në Bregun Perëndimor që të intensifikojnë rezistencën e tyre kundër forcave izraelite.

Vlen të rikujtojmë se 4 palestinezë humbën jetën dhe 9 të tjerë u plagosën në përleshjet që shpërthyen gjatë bastisjeve të kryera nga forcat izraelite në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të okupuar.



Lajme të ngjashme