Anulohen fluturimet në ishullin La Palma në Spanjë

Për shkak të rritjes së intensitetit të shpërthimeve në vullkanin Cumbre Vieja, i cili është aktiv që nga 19 shtatori, janë anuluar fluturimet komerciale në ishullin La Palma, një nga grupet e Ishujve Kanarie të Spanjës.

1710395

Sıpas informacioneve të dhëna nga Njësia e Sigurisë Kombëtare, bëhet e ditur se llava e dalë nga vullkani, me shpërthimet më të mëdha që kur u bë aktiv, ka shkatërruar 240 hektarë në një zonë prej 16 kilometrash, dhe gazi dhe tymi arritën një lartësi prej 4.500 metrash.

Ndërkaq bëhet e ditur se fluturimet komerciale në ishujt La Palma dhe La Gomera u pezulluan si masë paraprake për shkak të hirit dhe tymit. Dje u anuluan 30 fluturime dhe 47 sot.

Edhe kompania ajrore “Binter” me aktivitet në Ishujt Kanarie ka kufizuar gjithashtu fluturimet në qytetin Tenerife.

Bëhet e ditur se në La Palma, ku 6 mijë njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre, u njoftua se edhe 400 njerëz të tjerë u evakuuan dje nga tre lagje si masë paraprake, për shkak të hapjes së dy grykave të reja në vullkan dhe dëmtimit të shkaktuar në mjedis nga shpërthimet e dhunshme.

Ndërsa vazhdon problemi i strehimit të të evakuuarve, në El Paso një fushë futbolli u hap për të akomoduar të prekurit nga fatkeqësia.

Instituti spanjoll i Gjeologjisë dhe Minierave deklaroi se rrjedhjet e lavës nga grykat e reja të vullkanit po lëvizin me një shpejtësi prej rreth 60-80 metrash në orë.

Lajme të ngjashme