BE-ja dënoi aktivitetet kibernetike dashakeqe të Rusisë

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se dënon aktivitete kibernetike me qëllim të keq për të cilat u përcaktua që kanë lidhje me shtetin rus.

1710249
BE-ja dënoi aktivitetet kibernetike dashakeqe të Rusisë

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se i dënon aktivitetet kibernetike me qëllim të keq për të cilat u përcaktua që kanë lidhje me shtetin rus.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell thuhet se janë përcaktuar aktivitetet kibernetike me qëllim të keq të quajtura “Ghostwriter” të lidhura me shtetin rus.

“Këto lloj aktivitete që synojnë tërësinë, sigurinë, vlerat dhe parimet demokratike, funksionimin bazë të demokracive tona, janë të papranueshme”, deklaroi Borrell.

Në deklaratë, ku bëhet se këto lloj aktivitete synojnë shumë anëtarë të parlamenteve, zyrtarë të qeverive, politikanë dhe pjesëtarë të mediave dhe civilë në BE, thuhet: “BE-ja dhe vendet anëtare dënojnë ashpër të gjithë të përfshirë në këto aktivitete kibernetike me qëllim të keq, të cilat duhet të marrin fund menjëherë. I bëjmë thirrje Rusisë të respektojë normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në hapësirën kibernetike.”

Deklarata gjithashtu vuri në dukje se BE-ja do të vazhdojë të trajtojë këtë çështje dhe do të marrë parasysh marrjen e hapave të mëtejshëm në takimet përkatëse.

 


Lajme të ngjashme