Udhëheqësit e NATO-s dhe OKB-së u takuan në Nju-Jork

Jens Stoltenberg dhe Antonio Guterres në takimin që patën të mërkurën në OKB diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në çështjet globale.

1709571
Udhëheqësit e NATO-s dhe OKB-së u takuan në Nju-Jork

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u takuan të mërkurën gjatë sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së në Nju-Jork dhe diskutuan mënyrat për të rritur bashkëpunimin në çështjet globale, si: paqja dhe siguria ndërkombëtare dhe lufta kundër terrorizmit.

Sipas një deklarate të lëshuar nga NATO, Stoltenberg dhe Guterres trajtuan situatën aktuale në Afganistan dhe Stoltenberg e informoi Guterres mbi përpjekjet e vazhdueshme të NATO-s për sigurinë e afganëve në rrezik.

Në takim u nënvizua rëndësia që ka përmbushja e përgjegjësive nga Talibani duke përfshirë evakuimin e sigurt, të drejtat e njeriut dhe terrorizmin.

Një tjetër zhvillim që u trajtua në takimin Stoltenberg-Guterres ishte edhe ndryshimi i klimës.

 


Lajme të ngjashme