Lideri turkoqipriot do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersin Tatar tha se më 25 shtator do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

1709298
Lideri turkoqipriot do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV/TRNC), Ersin Tatar tha se më 25 shtator do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

I ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Tatar ka bërë një postim në “Twitter” lidhur me punimet e sesionit të 76-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që filluan të martën në Nju-Jork.

Presidenti i RTQV-së vuri në dukje se ai kishte pasur një takim të shkurtër me Guterres në ceremoninë e inaugurimit të Shtëpisë Turke (Türkevi) në Nju-Jork, ku ka shkuar për një vizitë pune dhe për t'u takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.

Tatar theksoi se të shtunën ai do të ketë një takim dypalësh me Guterres, ndërsa të hënën do të takohet me udhëheqësin grekoqipriot, Nikos Anastasiadis, në një drekë të shtruar nga Guterres.

Së fundmi, Tatar tha se ai gjithashtu do të ketë kontakte me përfaqësues të vendeve të tjera, organizatave ndërkombëtare dhe anëtarë të masmedias që ndodhen në Nju-Jork me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

 


Lajme të ngjashme