Morrison nuk planifikon të takohet me Macron në OKB

Kryeministri australian Scott Morrison, i cili ndodhet në SHBA për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tha se nuk planifikon të takohet me Presidentin francez Emmanuel Macron.

1708610
Morrison nuk planifikon të takohet me Macron në OKB

Kryeministri australian Scott Morrison, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për kontakte zyrtare, tha se nuk planifikon të takohet me Presidentin francez Emmanuel Macron në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Morrison tha se projekti i vendit të tij për të ndërtuar një flotë tradicionale të nëndetëseve me vlerë 90 miliardë dollarë australianë (rreth 66 miliardë dollarë amerikanë) me Francën u anulua.

"Ajo që Australia po bën është të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin e rajonit. Të gjitha vendet duhet të marrin vendime në interesat e tyre", tha Morrison, ndërsa shtoi se nuk ka plane për t'u takuar me Macron në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

"Nuk ka asnjë mundësi për këtë tani. Unë jam i sigurt se kjo mundësi do të vijë me kohë. Megjithatë, unë e kuptoj zhgënjimin aktual dhe (Franca) po punon në konsultime me ambasadorin e tyre që u kthye në Paris. Ne do të kemi durim për këtë", deklaroi Morrison.

Pas marrëveshjes AUKUS të nënshkruar nga Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania më 16 shtator, u njoftua se kontrata e Australisë prej 90 miliardë dollarësh australianë me Grupin Detar të Francës për të ndërtuar 12 nëndetëse elektrike konvencionale me naftë është anuluar.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian e quajti anulimin e marrëveshjes një "tradhti".

Le Drian njoftoi se ata kishin vendosur të tërhiqnin urgjentisht ambasadorët francezë në Canberra dhe Uashington me urdhër të Presidentit Francez Macron.



Lajme të ngjashme