Hebrenjtë fanatikët bastisën përsëri xhaminë Al-Aksa

Provokimet në Xhamisë Al-Aksa janë bërë më të shpeshta gjatë festave hebraike “Yom Kippur” dhe “Sukkot”.

1708699
Hebrenjtë fanatikët bastisën përsëri xhaminë Al-Aksa

Të shoqëruar nga policia izraelite me dhjetëra hebrenj fanatikë hynë në oborrin e xhamisë Al-Aksa, e cila ndodhet në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit Lindor të okupuar.

Sipas deklaratës me shkrim bërë nga Zyra e Fondacioneve Islame në Jerusalem, 102 hebrenj fanatikë e bastisën kompleksin duke hyrë nga Porta Al-Megaribe (porta marokene), që ndodhet në jugperëndim të xhamisë Al-Aksa.

I mbrojtur nga policia izraelite grupi i fanatikëve hebrenj, shëtiti në avllinë e xhamisë dhe më pas u largua.

Veprime të tilla që bëhen nga hebrenjtë fanatikë shkaktojnë një përshkallëzim të tensionit në rajon.

Gjatë festave hebraike, hebrenjtë fanatikë po bëjnë thirrje për një pushtim të Xhamisë Al-Aksa, të cilën ata e cilësojnë si "Maja e tempullit".

Në mbrëmjen e së mërkurës, 15 Shtator, Izraeli filloi të festojë “Yom Kippur”, që është festa më e rëndësishme e hebrnjve, është dita e agjërimit, pendimit dhe faljes.

Menjëherë pas festës “Yom Kippur”, më 20 shtator, filloi festa tjetër që quhet “Sukkot” - një nga festat kryesore e popullit hebre dhe një nga tre festat e pelegrinazhit. Pushimet e festës “Sukkot” do të vazhdojë deri më 27 shtator.

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Autoritetit të Fondacioneve Islame të Jerusalemit, i cili është pjesë e Ministrisë Jordaneze për Vakëfet, Çështjet Islame dhe Vendet e Shenjta.

Por megjithëkëtë, që nga viti 2003, hebrenjtë me vendime të njëanshme të Izraelit dhe të shoqëruar nga policia hyjnë në xhaminë e shenjtë pa marrë lejen e Autoritetit të Fondacioneve Islame të Jerusalemit, i cili veprime të tilla i quan "bastisje" dhe shkelje të sovranitetit mysliman.

 


Lajme të ngjashme