Dështon grushtshteti në Sudan

Një grup ushtarësh në Hartum, kryeqyteti i Sudanit, tentuan një grushtshteti të dështuar duke marrë kontrollin e disa automjeteve ushtarake.

1708563
Dështon grushtshteti në Sudan

Një grup ushtarësh në Hartum, kryeqyteti i Sudanit, tentuan një grushtshteti të dështuar duke marrë kontrollin e disa automjeteve ushtarake.

Në lajmet e tyre të fundit, televizioni dhe radiot shtetërore ndërprenë transmetimet e tyre të drejtpërdrejta pasi u bënë thirrje njerëzve që t'i rezistojnë grushtshtetit.

Burimet zyrtare raportuan se një grup ushtarësh në rajonin Umdurman të kryeqytetit, tentuan një grusht shteti duke rrëmbyer disa automjete ushtarake.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Këshillit të Sovranitetit të Sudanit, Mohammed El Feki Suleyman tha në një deklaratë në llogarinë e tij në “Facebook” se situata është nën kontroll dhe u bëri thirrje njerëzve që të mbrojnë vendin, procesin e tranzicionit dhe të kundërshtojnë grushtshtetin.

Bëhet e ditur se u arrestuan 40 oficerë të përfshirë në tentativën për grushtshteti.

Mohammed El Feki Suleyman deklaroi se arrestimet në lidhje me tentativën për grushtshteti vazhdojnë dhe se ushtria zhvilloi bisedime me njësitë ushtarake të blinduara që morën pjesë në grusht shteti në mënyrë që ato të dorëzoheshin pa rezistencë.

Ndërsa në një deklaratë me shkrim të bërë nga qeveria, u bë e ditur se disa oficerë në zonat ushtarake Um Durman dhe Wadi Sayyidna si dhe Njësitë e Blinduara morën pjesë në përpjekjen për grushtshteti.

Në deklaratë u bë e ditur se një grup ushtarësh hynë në ndërtesën e radios shtetërore në mëngjes për të lexuar deklaratën e grushtshtetit, por kur u kuptua se tentativa ishte e pasuksesshëm, ata hoqën dorë.

Në lajmet e bazuara në burimet ushtarake të cituara në shtypin sudanez, njoftohet se një grup oficerësh të udhëhequr nga gjeneralmajor Abdulbaki Bekravi morën kontrollin e njësive të blinduara të ushtrisë.

Tahir Ebu Hace, këshilltar për shtyp i Abdulfettah al-Burhan, Kryetar i Këshillit të Sovranitetit, në një deklaratë për televizionin shtetëror tha se përpjekja kishte dështuar.

 

 



Lajme të ngjashme