Forcat izraelite arrestojnë të gjithë të burgosurit palestinezë të arratisur

Policia izraelite njoftoi arrestimin e të gjithë të burgosurve palestinezë që ishin arratisur më parë nga burgu Gilboa në veri të Izraelit.

1707670
Forcat izraelite arrestojnë të gjithë të burgosurit palestinezë të arratisur

Policia tha në një deklaratë të shkruar se dy nga gjashtë të burgosurit palestinezë që ishin arratisur nga burgu Gilboa në fillim të shtatorit u arrestuan në qytetin Xhenin (Jenin) në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Vendndodhja e palestinezëve u përcaktua nga inteligjenca e brendshme Shabak, të arratisurit u dorëzuan pa rezistencë, thuhej në deklaratë.

Gazeta “Yediot Ahronot” raportoi se të burgosurit e ndaluar janë anëtarë të lëvizjes “Xhihadi Islamik”, Jakup Nufejat dhe Ejhem Fuad Kemamxhi.

Më 6 shtator gjashtë palestinezë ishin arratisur nga burgu i sigurisë së lartë Gilboa në Izraelin verior përmes një tuneli të gërmuar.

Nga të burgosurit, anëtari i “Dëshmorët Al-Aksa”, krahu i armatosur i Lëvizjes Fatah Zekeriya al-Zubeydi dhe anëtarët e lëvizjes “Xhihadi Islamik” Muhamed Kasim al-Arida, Jakup Mahmud Kadri dhe Ejhem Fuat Mahmud Abdullah al-Arida ishin kapur disa ditë pas arratisjes.

Me kapjen edhe të dy të burgosurve të tjerë palestinezë , Ejhem FuadKemamxhi dhe Jakup Nufejat janë kapur të gjithë të burgosurit palestinezë që ishin arratisur nga burgu izraelit i sigurisë së lartë.

Sipas burimeve palestineze, në burgjet izraelite mbahen rreth 4.500 palestinezë, përfshirë 365 "të burgosur administrativë".



Lajme të ngjashme