Siri – Gjatë sulmeve ndaj furrave të bukës janë vrarë 801 civilë

Në 174 sulme ndaj furrave të bukës të kryera prej fillimit të luftës civile në Siri e këtej janë vrarë 801 civilë.

1707312
Siri – Gjatë sulmeve ndaj furrave të bukës janë vrarë 801 civilë

Në 174 sulme ndaj furrave të bukës të kryera prej fillimit të luftës civile në Siri e këtej janë vrarë 801 civilë.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), i cili dokumenton shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj civilëve, publikoi një raport mbi furrat e shënjestruara nga grupet në konflikt në Siri gjatë periudhës mars 2011-shtator 2021.

“Gjatë kësaj kohe furrat e bukës në provinca të ndryshme të vendit janë sulmuar 174 herë”, thuhet në raport.

Sipas raportit forcat e regjimit të përbëra nga ushtria e Asadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani, kanë sulmuar furrat e bukës 99 herë, Rusia 50, organizata terroriste DAESH 4, koalicioni ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it 9, forcat opozitare 1 dhe grupet e paidentifikuara 11 herë.

Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë gjithsej 801 civilë, përfshirë 109 fëmijë dhe 70 gra.



Lajme të ngjashme