Rusia fillon me shpërndarjen e sistemeve të reja mbrojtëse S-500

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Yuriy Borisov tha se dërgimi i parë i sistemit të ri të mbrojtjes ajrore S-500 kishte filluar për ushtrinë e vendit.

1707344

Borisov u tha gazetarëve në qytetin rus Tyumen se të gjitha testet e sistemit mbrojtës S-500, të njohur si "Prometeus", të zhvilluar nga kompania ruse Almaz-Antey, kishin përfunduar me sukses.

"Dorëzimi i parë i sistemit S-500 për ushtrinë ruse ka filluar", tha Borisov duke shtuar se është një sistem i mbrojtjes hapësinore i aftë për të interceptuar raketat balistike ndërkontinentale, raketa hipersonike kryqëzuese dhe avionë.

Sistemi i ri mbrojtës S-500 do të zëvendësojë sistemet ekzistuese S-400 në inventarin e ushtrisë ruse. (AA)

Lajme të ngjashme