"Kauza palestineze është kauzë e myslimanëve"

Imami i madh i Universitetit Al-Azhar të Egjiptit, Ahmed al-Tayeb, selia më e lartë e mësimit të myslimanëve sunitë, përsëriti të enjten se kauza palestineze është kauza qendrore për myslimanët.

1707348

"Kauza palestineze është kauza kryesore për Al-Azhar-in dhe myslimanët dhe lufta e popullit të saj arab do të mbetet burim krenarie dhe frymëzimi", tha Ahmed al-Tayeb derisa priti Mahmoud al-Habbash, gjyqtari kryesor i Sheriatit të Autoritetit Palestinez dhe këshilltari i Presidentit Mahmoud Abbas për çështjet fetare dhe islame, bëri të ditur agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve “MENA”.

"Terrorizmi sionist do të mbetet dëshmi e mungesës së vlerave dhe standardeve të bashkësisë ndërkombëtare në trajtimin e kauzave të popujve", shtoi Al-Tayeb.

Al-Habbash tha se përpjekjet dhe qëndrimi i Al-Azhar ndaj çështjes palestineze janë të nderuara dhe të vlerësuara.

Të enjten, Departamenti i Fondacionit për mbikëqyrjen e Xhamisë Al-Aksa tha se 307 kolonë hebre bastisën kompleksin e Xhamisë nën mbrojtjen e forcave izraelite.

Disa grupe ekstremiste hebraike u bënë thirrje kolonëve të hyjnë në Al-Aksa për të shënuar festën hebraike Yom Kippur. (AA)

Lajme të ngjashme