Siri – Avionët luftarakë rusë kryen sulme ndaj fshatrave të Idlibit

Mësohet se Rusia ka kryer 15 sulme ajrore ndaj fshatrave Hamame, Mazra dhe Zerzur në Zonën e Çtensionimit në Idlib të Sirisë.

1706657
Siri – Avionët luftarakë rusë kryen sulme ndaj fshatrave të Idlibit

Mësohet se Rusia ka kryer 15 sulme ajrore ndaj fshatrave Hamame, Mazra dhe ZerzurZonën e Çtensionimit në Idlib të Sirisë.

Observatori i opozitarëve i avionëve luftarakë në Idlib në një deklaratë të bërë në llogarinë e tij në mediat sociale për sulmet ajrore në Idlibit tha se ato u kryen nga 3 avionë rusë të nisur nga baza ajrore Hmeymim në Latakije.

Në sulmet ajrore ndaj fshatit Zerzur avionët rusë goditën objektiva në afërsi të shtëpive të ndërtuara nga një organizatë joqeveritare turke për fëmijët jetimë.

Një nga bombat e hedhura nga avionët ra 100 metra larg nga shtëpitë.

Ende nuk ka informata në lidhje me të vrarë dhe plagosur të mundshëm në këto sulme.



Lajme të ngjashme