Franca neutralizoi përgjegjësin e DAESH-it për zonën e Sahelit

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Sahraoui, udhëheqësi i organizatës terroriste DAESH në Saharanë e Madhe, është neutralizuar nga forcat franceze.

1706742

Macron tha në Twitter se ky ishte suksesi i luftës së Francës kundër grupeve terroriste në zonën e Sahelit.

"Ne do të vazhdojmë këtë luftë (kundër DAESH) me partnerët tanë afrikanë, evropianë dhe amerikanë", bëri të ditur Macron.

Ministrja franceze e Mbrojtjes Florence Parly gjithashtu postoi në Twitter se emri Nr.1 i DAESH-it në zonën e Sahelit është vrarë nga forcat Barkhane dhe se ky është rezultat i një studimi afatgjatë.

Grupi, i njohur si DAESH i Saharasë së Madhe (EIGS) dhe i udhëhequr nga Sahraoui, është fajësuar për sulmet në rajonin kufitar të tre vendeve, përfshirë Mali, Niger dhe Burkina Faso.

Lajme të ngjashme